Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit

schedule10:13 - 21 Janar, 2018

schedule 10:13 - 21 Janar, 2018

Moti i keq shoqëruar me erëra dhe det me dallgë të forta ka penguar punën në sektorin e peshkimit.

Prej afro pes ditësh, Flota e Peshkimit nuk ka dalë në det për të ushtruar aktivitetin e përditshëm, atë të gjuetisë. Ka qenë Dispeçeria, që ka ndaluar daljen e peshkarexhave në det, për shkak se forca e dallgëve arrin deri 6 ballë.

Në mënyrë të përkohshme është pezulluar puna edhe në kalatën e përpunimit si dhe lundrimi i anijeve tregtare të tonazhit të ulët. Tragetet e linjave nuk kanë hasur probleme e ashtu sikurse edhe anijet e mëdha duke vijuar lundrimin sipas planifikimit ditor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!