Moti i keq lë në terr Vithkuqin, banorët për ABC: Jemi pishman që nuk jemi larguar nga këtu

schedule17:58 - 26 Janar, 2021

schedule 17:58 - 26 Janar, 2021

Fshati Vithkuq, prej tre ditësh është në terr. Shkak për këtë është bërë moti i keq. Ndërkohë që janë vetë banorët, ata që ngrenë shqetësimin pasi mungesa e energjisë ka bërë që të dëmtohen edhe elektro-shtëpiaket.

Kanë 11 hidrocentrale por furnizimi me energji nuk është i plotë. Madje edhe kur vjen, energjia ka luhatje të vazhdueshme dhe ndriçim të dobët.

 

“Centralet e shesin energjinë më vete, Vikthukqit i kanë lënë një linjë nga lozhani. Na premtuan se do e ndajnë po nuk bëhen. Vithkuqi po bën gati një vit e gjysmë që ka probleme me dritat. Na shuhen 10 here deri në 12”

Më të penalizuar janë ato pak biznese që ushtrojnë aktivitetin në fshat. Ata thonë se në këto kushte rrezikojnë të falimentojnë. “Nuk vjen më njeri. 80 90 % kot rrimë në klub. Sa e mbajmë hapur kot. Lutemi më mirë mos të vijnë. Çdo natë në 12 pa çerek ne mbaruam fare; dy tre”.

E ndërsa po dimërojnë në errësirë, banorët thotë se faturat e energjisë i kanë paguar rregullisht.

Në një situatë të tillë ata mendojnë edhe  largimin nga fshati “Pishman jemi që nuk kemi ikur. Kemi investuar. Në jemi me pleq. Unë e kam mamanë 89 vjet stresohet. Me plakën e sëmurë”

Probleme me energjinë ka edhe në zonat e thella, si Panarati, Grabocka, Trebicka dhe disa fshatra në Kolonjë dhe Pogradec./mv.abcnews.al