Moti i keq/ Haki Çako në terren, tregon si paraqitet situata: Të gjitha institucionet kanë marrë masa

schedule13:20 - 13 Janar, 2025

schedule 13:20 - 13 Janar, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka informuar mbi situatën më të fundit të krijuar në vend si pasojë e motit të keq.

Ai ka thënë nga terreni se të gjitha institucionet kanë marrë masa dhe akset nacionale janë të hapura të komunikojnë lirshëm.

“Vendi është përfshirë në reshje të shumta dëbore dhe shiu pothuajse në të gjithë territorin e Republikes. Në këto kushte, kështu siç është njoftuar të gjitha institucionet kanë marrë masa. Aktualisht mund të themi që zona e Veriut është e përfshirë e gjitha në reshje dëbore, ajo që vlen të theksohet se akset nacionale janë të hapura të komunikojnë lirshëm.

Gjatë 24 orëve që kemi kaluar të gjitha strukturat kanë qenë në operacion të plotë. Ashtu si kurse është ndërhyrë në disa qarqe dhe gjatë natës”, tha Çako.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!