Moti i keq, 22 ushtarë në Vietnam rezultojnë të zhdukur

schedule08:14 - 18 Tetor, 2020

schedule 08:14 - 18 Tetor, 2020

22 ushtarë në Quang Tri, në Vietnam rezultojnë të zhdukur.

Kushtet e këqija atmosferike kanë përfshirë Azinë Juglindore, e cila po përballet me përmbytjet më të këqija të ndodhura ndër vite.

Që nga fillimi i tetorit shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje duke shkaktuar 64 viktima në Vietnamin qendror.

Ndërkohë sipas autoriteteve, edhe në ditët në vijim pritet që zonat të përfshihen nga rrebeshe shiu.

Rrëshqitja e dherave ka përfshirë kazermat njësisë së Rajonit të 4-Ushtarak të Vietnamit , njoftoi qeveria, pasi humbën jetën 13 persona, prej të cilëve shumica ishin ushtarë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Vietnam, Phan  Van Giang deklaroi se situata është serioze.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar persona e bllokuar. Ndërkohë edhe 15 punonjës të ndërtimit rezultojnë të zhdukur .

Sakaq meteorologët në Vietnam paralajmëruan se rrebeshët e shiut pritet të vijojnë deri të mërkurën.

/abcnews.al/