Moti –  E shtunë, 6 janar 2018

schedule09:43 - 6 Janar, 2018

schedule 09:43 - 6 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, vranësirat më të shpeshta do të ketë në ekstremet Veri-Jug të cilat rrezikohen nga reshje të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territorin më të shpeshta në Veri duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 3 – 4°C gjatë mëngjesit ndërsa vetëm një rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 36 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Moti –  E diel, 7 janar 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të para të ditës por rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!