Moti –  E shtunë, 30 dhjetor 2017

schedule09:14 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 09:14 - 31 Dhjetor, 2017

Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe kthjellime të shkurtra karakterizojnë motin në Veri dhe Qendër ndërsa kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje shiu e dëbore do të ketë në zonat Jugore, kryesisht ato Juglindore.

Gjatë pasdites moti vijon nën dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në Juglindje deri në mbrëmje kur gjithë vendi kalon në kushtet e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit sjellin rënie të theksuar në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -6 në 9 APO 10°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë./abcnews.al