Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës të gjithë territorin shqiptar deri në mbrëmje kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremet veri – verilindje, duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, moti mbi Shqipëri vijon me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës, ndërsa mesdita ruan vlera termike konstante ku maksimumi mbetet 34 – 35°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në zonat Lindore, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al