Moti – E shtunë, 24 shkurt 2018

schedule14:57 - 24 Shkurt, 2018

schedule 14:57 - 24 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon moti me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në territor; më të dendura në Jugore dhe zonat Lindore ku priten edhe reshje të pakta shiu e dëbore.

Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit POR rënie me 2°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë paradite por dobësohet gjatë pasdites, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Moti – E diel, 25 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja MBETET me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja sjell shtim të reshjeve në vend duke bërë që shira mesatarë të bien në zonat Perëndimore ndrësa reshjet e dëborës deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë zonat malore të vendit. Gjatë natës, vendi mbetet me reshje shiu në Perëndim Jugperëndim POR pjesa më e madhe e Shqipërisë kalon në kushtet e ngricave dhe dëborës.

Temperaturat e ajrit sjellin një RENIE të theksuar në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave variojnë nga –4°C në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!