Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë territorin. Por pasditja zhvillon dukshëm vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë zonën malore dhe pjesërisht në qëndër të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por nuk pësojnë ndryshim në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C maksimumi.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë. /abcnews.al