Moti – E premte, 6 Prill 2018

schedule16:09 - 6 Prill, 2018

schedule 16:09 - 6 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb, moti ka vijuar me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes, sjellin kthjellim gradual të motit në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me 2°C në mëngjes, por mesdita sjell rënie me 3 – 4°C në veri, ndërsa mbeten konstante në pjesën tjetër të vendit.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior, duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari