Moti – E premte, 29 Qershor 2018

schedule14:24 - 29 Qershor, 2018

schedule 14:24 - 29 Qershor, 2018

Sipas MeteoAlb, vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen lehtësisht në territor, duke sjellë shira të dobët dhe afatshkurtrë në veri dhe pjesërisht në qendër.

Vonë pasdite dhe orët vijuese risjellin kryesisht kthjellime në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C gjatë mëngjesit, por rritje më të ndjeshme sjell mesdita, kur pritet maksimumi 32°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari