Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore dominojnë Veriun POR reshje më të pakta do të ketë në zonat qendrore dhe Jugore.
Pasditja dhe mbrëmja mbeten me reshje të dendura në Veri ndërsa vranësira të dendura por reshje të pakta do të ketë në pjesën tjetër të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten thuajse konstante gjatë orëve të mesditës duke shënuar ekstremumet nga – 1 në 16°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë./abcnews.al