Moti – E premte, 2 mars 2018

schedule14:27 - 2 Mars, 2018

schedule 14:27 - 2 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Shira të dobët dominojnë Jugun POR shira mesatarë do ketë në Veri e Qendër. Mesdita fuqizon shirat në gjithë vendin vecanerisht në Veri dhe Qendër ku priten shira intensive. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit në Jug, por Veriu dhe Qendra mbeten me shira të herë pas hershëm DHE dëborë në zonat malore MBI 900 m.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 10°C gjatë mëngjesit POR rritje më të lehtë sjell mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga -2 në 15°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë paradite, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor por dobësohet gjatë pasdites duke ulur në det dallgëzimin nga 5 ballë në 3 ballë gjatë mbrëmjes.

Moti – E shtunë, 3 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës MBETET me vranësira dhe reshje të pakta në territor POR shira mesatarë në zonat Qendrore. Mesdita dhe orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshm të motit POR SERISHT në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 3 ballë./abcnews.al