Moti – E premte, 17 Maj 2019

schedule08:00 - 17 Maj, 2019

schedule 08:00 - 17 Maj, 2019

Pjesa më e madhe te kontinentit Evropian paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, KU më të dukshme kthjellimet janë në Brigjet e Egjeut dhe Skandinavi. Ndërsa Lindja dhe pjesërisht Zonat Qendrore vijojnë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut.

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të PARAQITEN deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas-here shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, POR ultësira perëndimore VIJON nën ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të të rriten në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në verilindje deri në 24°C mesdita në ultësirë.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!