Moti – E premte, 15 Qershor 2018

schedule13:02 - 15 Qershor, 2018

schedule 13:02 - 15 Qershor, 2018

Sipas MeteoAlb, dita fillon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin jugperëndimor, ku vijojnë kthjellime të shkurtra me vranësira të shpeshta.

Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat kryesisht në veri dhe zonat lindore, ndërsa shira të izoluar priten në Ultësirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një tjetër rënie me 1 – 2°C sjell mesdita, duke ulur maksimumin në 30°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!