Moti – E mërkurë, 31 Korrik 2019

schedule08:36 - 31 Korrik, 2019

schedule 08:36 - 31 Korrik, 2019

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në ekstremin verior vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 4-5 ballë./abcnews.al