Sipas MeteoAlb, ka vijuar ndikimi i masave ajrore jugore duke kushëzuar mot me alternime dhe kthjellime vranësirash, të cilat herë pas herë gjeneruan shira, fillimish në Veri dhe Veriperëndim dhe më pas në zonat e tjera. Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e natës kanë sjellë largim të vranësirave dhe dominim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por mesdita ka sjellë renie të lehtë duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga 10°C deri në 26°C.
Era ka fryrë mesatare në tokë dhe e fortë në brigjet detare, me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al