Moti – E mërkurë, 27 Qershor 2018

schedule13:59 - 27 June, 2018

schedule13:59 - 27 June, 2018

Sipas MeteoAlb, moti vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta gjatë gjithë ditës, ndërsa shirat të dobët deri mesatarë do të ketë veriu dhe qendra në pjesën e parë të ditës, por pasditja sjell shira mesatarë dhe intensivë në zonat jugore dhe juglindore.

Orët e natës mbeten me shira të dobët në qendër, por shira deri mesatarë në zonat kufitare lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes por orët e mesditës sjellin një rënie me 2°C kur pritet maksimumi mbi 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në det vijon dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al