Sipas MeteoAlb, moti është dominuar nga kthjellimet me vranësira të lehta deri pas mesditës kur vranësirat janë shtuar në zonat veriore. Pasditja vijon kryesisht me kthjellime në zonat qendrore por me vranësira të herë pas hershme paraqiten zonat jugore dhe veriore duke rrezikuar ekstremin Verior nga shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante përjashtuar një rritje të lehtë në zonat Qendrore.
Era ka fryrë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det ka vijuar dallgëzim i ulët. /abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari