Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme kanë dominuar paraditen duke sjellë shira të dobët dhe të izoluar.
Ndërsa pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira të përkohshëm thuajse në gjithë territorin, por më të konsiderueshëm në ekstremin verior dhe zonat juglindore të vendit.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por një rënie me 2°C ka shënuar mesdita duke ulur maksimumin territorial në 29°C.
Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndrësa në det ka vijuar dallgëzimi 2 ballë. /abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari