Moti –  E mërkurë, 17 janar 2018

schedule12:19 - 17 Janar, 2018

schedule 12:19 - 17 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore dominojnë motin deri në mesditë kur reshjet shtohen ndjeshëm në Veri dhe Qendër.

Gjatë pasdites dhe kryesisht në orët e mbrëmjes, reshjet pakësohen në Veri por mbeten mesatare në zonat Qendrore dhe Jugore. Orët e natës do të lokalizojnë reshjet e dëborës në zonat Juglindore – Lindore duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë në kushtet e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante duke bërë që ekstremumet të variojnë nga 2 në 16°C.

Era do të fryjë mesatare por shpesh-herë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgë 4 – 5 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!