Moti –  E martë, 9 janar 2018

schedule12:35 - 9 Janar, 2018

schedule 12:35 - 9 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar dominohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra, më të dukshme kthjellimet paraqiten në zonat Qendrore dhe Jugore gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja mbetet nën ndikimin vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në ultësirën perëndimore por pa mundur të gjenerohen reshje në territor. Vranësirat mbeten dominante edhe gjatë orëve të natës, në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por MBETEN konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin prej 20 – 21°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Moti –  E mërkurë, 10 janar 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në të gjithë vendi deri pas mesditës kur vranësirat shtohen dukshëm në territor.

Pjesa e dytë e ditës sjell fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë në mbrëmje por kryesisht gjatë natës, reshje në të gjithë territorin. Parashikohen shira në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 ballë./abcnews.al