Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë ndikuar motin në territor duke sjellë shira të dobët në Veri dhe Qendër gjatë orëve të para të ditës. Edhe pasditja paraqitet me vranëira të shpeshta dhe shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Qendrore, ndërsa mbrëmja, lokalizon vranësirat në Perëndim ku priten shira të izoluar gjatë natës.
Temperaturat e ajrit kanë ruajtur thuajse të njëtjat vlera gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë ka shënuar mesdita duke u ngjitur mbi 32°C.
Era paraqitet e lehtë por mesatare në Verilindje, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë. /abcnews.al