Sipas MeteoAlb, moti eshte dominuar nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme më të dendura nga mesdita deri pranë orëve të mbrëmjes duke sjellë gjatë kësaj kohe shira të shpeshtë, por afat-shkurtër në zonat malore dhe më pak në Ultësirën Perëndimore ndërsa bregdeti vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit kane sjelle rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 15 në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det, kryesisht në Jon, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë./abcnews.al