Moti – E martë, 27 shkurt 2018

schedule14:00 - 27 Shkurt, 2018

schedule 14:00 - 27 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me reshje të pakta shiu por kryesisht dëborë në të gjithë vendin, më të dendura në Veri dhe Qendër.

Pas mesditës dhe deri në mbrëmje reshjet shtohen lehtësisht në të gjithë vendin duke bërë që dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare, kryesisht në orët e natës deri mëngjeisn pasardhës.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes dhe mesditë, por në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi mbetet në vlera shumë negative.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Moti – E mërkurë, 28 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore.

Pasditja sjell përmirësim gradual i kushteve të motit duke sjellë kthjellime të shpeshta në mbrëmje dhe gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 – 3°C në mëngjes POR vetëm një rënie të lehtë gjatë mesditës ndërsa ekstremumet luhaten nga -8 në 10°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi deri 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!