Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta kanë dominuar territorin gjatë pjesës së parë të ditës. POR pasditja sjell vranësira të shpeshta në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ku priten edhe shira të izoluar ndërsa vijojnë kthjellimet në zonat Perëndimore të vendit.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 9 në 29°C.
Era ka fryrë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det ka vijuar dallgëzim i ulët. /abcnews.al