Moti – E martë, 22 maj 2018

schedule14:22 - 22 Maj, 2018

schedule 14:22 - 22 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb: Ka vijuar paraditja me kthjellime e vranësira kalimtare në territor; më të dukshme në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira të dobët. Por mesdita fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra në Veri dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në pjesën tjetër të territorit shqiptar duke lënë me kthjellime zonat bregdetare Jugore.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por mesdita ka ruajtur vlera termike konstante duke shënuar mbi 30°C.

Era ka fryrë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det është krijuar dallgëzim i ulët. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!