Moti – E martë, 12 Nëntor 2019

schedule14:46 - 12 Nëntor, 2019

schedule 14:46 - 12 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe shira të përkohshëm mbizoterojne në të gjithë vendin deri në mesditë, kur shirat bëhen mesatar dhe intensiv fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Parashikohet që edhe gjatë natës të na shoqërojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike me vranësira dhe shira.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mesdita sjellë rënie duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 19°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!