Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta Dominojnë Ultësirën Perëndimore, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore.
Pasditja vijon kryesisht e kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësirat shtohen në zonat malore, duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar në ekstremin verior dhe verilindor të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell një rritje të lehtë të vlerave temike, më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari

