Moti – E hënë, 8 Prill 2019

schedule22:12 - 8 Prill, 2019

schedule 22:12 - 8 Prill, 2019

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira të shpeshta në të gjithë shqipërinë, të cilat do të gjenerojnë rebeshe afatshkurtër shiu.

Ndërsa mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellime dhe vranësira të lehta të dominojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin verior dhe zonat Lindore ku reshjet mbeten prezente.

Temperaturat e ajrit janë ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur  nga 4°C mëngjesi në zonat malore deri në 19 °C mesdita në zonat e ulta dhe bregdet. Era do fryjë mesatare në tokë POR e fortë në det , me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al