Moti –  E hënë, 8 janar 2018

schedule14:09 - 8 Janar, 2018

schedule 14:09 - 8 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, vranësirat dendura do të ketë në Veri dhe Qendër.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime të shkurtra por vranësira të dendura do të kalojnë shumë shpesh nëpër të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten prezent edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit sërisht do të rriten lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 0 – 22°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi deri 3 ballë.

Moti –  E martë, 9 janar 2018

Sipas MeteoAlb: I gjithë territori paraqitet kryesisht i vranët por në zonat Jugore do të ketë edhe kthjellime  të shkurtra gjatë paradites.

Pasditja mbetet nën ndikimin e motit të vranët por mundësia për reshje në territor vlerësohet THUAJSE ZERO, përjashtuar ekstremin kufitar Pogradec- Korce – Bilisht ku mund të ketë reshje të papërfillshme dhe të izoluara. Vranësirat do të mbeten dominante edhe gjatë orëve të natës, në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten thuajse konstante në mesditë duke ruajtur maksimumin territorial prej 22°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al