Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, por gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin duke sjellë shira fillimisht në rajonin jugor dhe më pas gradualisht do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë.
Mbrëmja dhe nata mbetën me vranësira dhe shira të përkohshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al