Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës kthjellimet kanë vijuar dominante në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa pasditja ka sjellë zhvillim të vranësirave lokale në ekstremin Verior duke gjeneruar shira afatshkurtër , ndërsa moti kryesisht i kthjellët vijon mbi pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit kanë ruajtur vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 10 – 11 deri në 32°C, maksimumi në zonat e ulëta.
Era është paraqitur e lehtë në territor por deri mesatare në zonat Juglindore ku ka arritur shpejtësi 32 km/h; drejtimi i erës paraqitet kryesisht Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al