Sipas MeteoAlb: Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin përjashtuar orët e pasdites të cilat zhvillojnë vranësira lokale në ekstremet Veri – Verilindje ku priten shira të izoluar. Mbrëmja dhe orët e natës mbeten në kushtet e motit të kthjellët në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje me 1 –2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në 34°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në detin Jon, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al
Moti – E hënë, 2 korrik 2018
schedule14:15 - 2 Korrik, 2018
schedule 14:15 - 2 Korrik, 2018