Sipas MeteoAlb: Moti dominohet kryesisht nga vranësirat me shira të përkohshëm në zonat Qendrore POR sasi më të konsiderueshme në ekstremet Veri-Jug dhe zonat Lindore.
Pasditja mbetet me vranësira shpeshta NDERSA reshjet lokalizohen kryesisht në Qendër dhe zonat Jugore; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje të lehtë gjatë mëngjesit rritje që vijon e lehtë edhe gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim1 – 2 ballë.
Moti – E martë, 16 janar 2018
Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara do të ketë në Veri – Jug ndërsa më të dendura vranësirat paraqiten në zonat Qendrore ku priten reshje të herë pas hershme.
Pasditja sjell shtim të shirave në zonat Perëndimore ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, reshjet bëhen prezente thuajse në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit POR mbeten konstante gjatë orëve të mesditës duke ruajtur maksimumin prej 14°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në Verilindje, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al