Sipas MeteoAlb, moti do të dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.
Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të herë pas hershme. Mbrëmja sjell një tjetër sistem vranësirash drejt territorit shqiptar, të cilat gjatë natës sjellin reshje shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë në mëngjes por mesdita ruan temperatura thuajse konstante, me një rritje të lehtë në zonat jugore.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./abncews.al