Sipas MeteoAlb, ka vijuar pjesa e parë e ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat malore.
Sërish pas mesditës vranësirat janë fuqizuar përkohësisht në territor duke sjellë edhe shira afatshkurtër në ekstremet veri – juglindje, ndërsa shira të dobët kanë rrezikuar zona të izoluara të qendrës dhe ekstremit jugor.
Temperaturat e ajrit kanë qëndruar thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, duke variuar nga 12 në 31 – 32°C .
Era ka fryrë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al