Moti – E enjte, 28 Mars 2019

schedule17:00 - 28 Mars, 2019

schedule 17:00 - 28 Mars, 2019

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe herë pas-here reshje shiu ka patur rajoni jugor dhe juglindor, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kanë dominuar në veri dhe qendër gjatë paradites.

Por pasditja dhe mbrëmja përmirsojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që në të gjithë vendin të kemi mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Temperaturat e ajrit kanë mbetur kostante në  mëngjes, por ulen në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 2°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas-here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor  duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al