Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me reshje të përkohshme shiu e dëbore kryesisht në zonat Lindore.
Orët e mesditës përmirësojnë kushtet e motit duke sjellë kthjellime të shkurtra në territor; më të shpeshta gjatë pasdites deri në mbrëmje POR gjatë natës, vranësirat ri-kthehen në vend.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 1 në 17°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.
Moti – E premte, 23 shkurt 2018
Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Veriore dhe Qendrore por kthjellime më të dukshme do të ketë në Jug.
Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në të gjithë shtrirjen Lindore të Shqipërisë duke e rrezikuar nga reshje të izoluara shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit sërisht sjellin rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 3 në 18°C.
Era do të fryjë mesatare por deri e fortë gjatë mbrëmjes, duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 5 ballë./abcnews.al