Moti – E enjte, 22 Mars 2018

schedule14:16 - 22 Mars, 2018

schedule 14:16 - 22 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në veri.

Pasditja fuqizon vranësirat në të gjithë vendin, duke sjellë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit ulen me 4 – 5°C në zonat veriore, ndërsa një rënie më të lehtë do shënohet në qendër dhe jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 5 – 6 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari