Sipas MeteoAlb: Moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri në orët e vona të pasdites kur vranësira lokale do të shfaqen në Verilindje.
Edhe mbrëmja mbetet nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare shfaqen herë pas here në Veri dhe zonat Lindore të vendit.
Temperaturat e ajrit janë ulur me 5 – 6°C në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të ketë një rënie prej 4°C duke luhatur ekstremalet nga -5 në 12 – 13°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në brigjet detare dallgëzimi të zbresë në 2 ballë./abcnews.al