Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbeten në të gjithë territorin e vendit deri pasdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë zonën lindore, herë pas here në formë shtrëngatash. Orët e natës do të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë në mëngjes por mesdita sjellë rritje të tyre duke u luhatur nga 11°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al