Moti – E diel, 4 Mars 2018

schedule09:01 - 4 Mars, 2018

schedule 09:01 - 4 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb, moti këtë të dielë do të vijojë me vranësira dhe shira të konsiderueshëm në veri dhe qendër gjatë paradites, ndërsa mesdita zhvendos intensitetin e shirave në qendër dhe jug. Pasditja, por kryesisht në mbrëmje moti do të përmirësohet në mënyrë graduale duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!