Moti – E diel, 28 Janar 2018

schedule10:30 - 28 Janar, 2018

schedule 10:30 - 28 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të shpeshta në zonat Lindore të Shqipërisë.

Pas mesditës vranësirat zhvendosen drejt lindjes së vendit duke kthjelluar zonat perëndimore, ndërsa gjatë pasdites, kthjellimet bëhen dominante thuajse në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin verior ku do ketë vranësira deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuasje konstante gjatë mëngjesit por një rritje me 1 – 2°C pritet të shënohet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!