Moti – E diel, 25 mars 2018

schedule10:51 - 25 Mars, 2018

schedule 10:51 - 25 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon prezenca e kthjellimeve me alternime vranësirash duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në zona të izoluara të territorit. Pasditja fuqizon përkohësisht reshjet në pjesën më të madhe të vendit por orët e natës përmirësojnë motin në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në vlerat termike të mëngjesit dhe mesditës kur pritet maksimumi 17 – 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Moti – E hënë, 26 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Moti mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta duke gjeneruar reshje të përkohshme shiu dhe dëborë në zonat malore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit MBETET me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të përkohshme.

Temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me 2°C në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1 në 19°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!