Sipas MeteoAlb: Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i motit në Ultësirën Perëndimore POR reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonat malore dhe shumë pranë zonës së ulët. Pas mesnatës pritet kthjellim i motit në pjesën më të madhe të vendit duke lënë kufirin Lindor me reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore POR rënia vijon e theksuar edhe në orët vijuese deri mëngjesin e së hënës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al