Moti – E diel, 11 shkurt 2018

schedule09:34 - 11 Shkurt, 2018

schedule 09:34 - 11 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb, e diela do të dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore.

Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në zona të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante gjatë mëngjesit por do të bien me 1 – 2°C gjatë mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!