Moti – E diel, 10 Qershor 2018

schedule09:45 - 10 Qershor, 2018

schedule 09:45 - 10 Qershor, 2018

Sipas MeteoAlb, moti ka mbetur me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territor deri pas mesditës, kur vranësirat janë fuqizuar duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në qendër dhe jug të tij, ndërsa zonat bregdetare paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit, por sërisht mesdita ka sjell rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin në 34 – 35°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në det vijon dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!