Motër e vëlla, “partnerë” krimi / Shkodër, zbardhen dy raste vënie tritoli në një banesë e biznes

schedule10:41 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 10:41 - 3 Dhjetor, 2024

Ky është momenti kur autori i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse, në biznesin dhe në banesën e Ardian Fierzës, bashkëpunon me motrën e tij për marrjen e një shume parash nga biznesmeni, me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.

Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë, është zbardhur ngjarja e ndodhur më 10 nëntor në Shkodër.

Uniformat blu bëjne me dije se në pranga ka përfunduar motra e autorit, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar 35 vjeçar, i shpallur në kërkim në muajin gusht, si autor i dyshuar për vënien e lëndës plasëse në agjencinë funerale.

Policia thotë se gjatë kontrollit në parukerinë që administronte motra e autorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kanabis. Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e autorit,  me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, dhe 11 celularë./abcnews.al