Mot me ‘kapriço’, reshje shiu dhe rritje e lehtë e temperaturave, ja çfarë rezervon kjo javë

schedule09:20 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:20 - 13 Nëntor, 2023

Meteorologia Lajda Porja në parashikimin e motit, bëri me dije se kjo javë do të jetë dinamike, pasi dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët, ndërsa dita e mërkurë do të sjellë reshje të shiut.

Gjithashtu bëri me dije se ndërprerje të reshjeve do të ketë ditën e enjte dhe të premte, për t’u rikthyer sërish në fundjavë.

“Kjo javë do të jetë dinamike.Do të jetë me mot të kthjellët gjatë ditës së sotme, me reshje të pakta në jug. Parashikoj që dita e martë të jetë kryesisht me mot të kthjellët, vranësira të lehta e pa reshje. Dita e mërkurë do të risjellë reshje në pjesën më të madhe më të madhe të territorit ku zonat veriore do të kenë sasinë më të konsiderueshme. Do të kemi një ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së enjte dhe të premte, për t’u rikthyer sërish në fundjavë. Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjeset do të jenë më të ngrohta, do të ketë rritje të lehtë e graduale, ku minimalet do jenë në 7 apo 8 gradë, ndërsa maksimalet përgjatë kësaj javë deri në 23 apo 24 gradë. Temperaturat më të larta do të jenë në ditët që nuk do të ketë reshje, të martën të enjte dhe të premten. Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët, vranësirave të shpeshta, kryesisht e mërkura do të ketë reshje në pjesën të madhe të vendit”, tha ndër të tjera, meteorologia Porja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!